Marka franceze e luksit “Dior” prezantoi koleksionin e veshjeve të vjeshtës në një shfaqje të veçantë në Muzeun e Bruklinit. Nuk munguan yjet e Hollivudit si Naomi Uats apo Çarliz Teron të cilat kishin marrë me vete edhe fëmijët e tyre.

Koleksioni i ri ishte një homazh për pavarësinë e grave dhe të drejtën e tyre për autonomi trupore, duke u bërë jehonë gjesteve të mitingjeve feministe të viteve 1970. Ajo që ra në sy ishte edhe shkrirja e kulturës franceze me atë amerikane.

Frymëzimi ishte marrë nga simbolet e qyteteve, Statuja e Lirisë dhe Kulla Eifel. Koleksioni i ri ishte një gamë ngjyrash të ndryshme, me xhaketa dhe pantallona të gjera të stilit mashkullor.

Tv Klan