19 janari është ditë e veçantë për aktoren e bukur turke, Tuba Buyukustun, e cila ka festuar datëlindjen e vajzave të saj binjake. Toprak dhe Maja, vajzat që ajo ka nga martesa me aktorin Onur Saylak mbushën 5-vjeç.

Buyukustun, shumë e dashur për shqiptarët me rolin e saj të Elifit tek seriali “Diamante dhe Dashuri” ka shpërndarë një foto nga festimet sëbashku me një mesazh.

elifi 1

“Gëzuar datëlindjet Toprak dhe Maja. Sa mirë që ju kam. Jemi aq kallaballëk saqë i kemi zemrat e mbushura plot me dashuri dhe miqësi. Festuam edhe me ata që janë me ne, me ata që kanë zemrat dhe mendjet me ne…Ju falënderojmë.”

Ndërkohë, babai i binjakeve dhe bashkëshorti i Tuba-s, Onur Saylak, nuk mori pjesë në organizimin me miqtë për datëlindjen e vajzave të tij, por ua uroi datëlindjen me një foto që e postoi në Instagram./tvklan.al

elifi 3