Ditët e Valbonës. Kështu u emërtua hapja e sezonit turistik në Tropojë. Aktivitetet nisën në qendër të Bajram Currit dhe u zhvendosën në zonën turistike të Valbonës.

Pamjet e jashtëzakonshme të zonës u gërshetuan me traditën.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj, i ka ftuar vizitorët dhe turistët drejt Malësisë së Gjakovës, si një atraksion që duhet eksploruar.

Ashtu edhe ky grup vizitorësh me rastin e hapjes së sezonit u mrekullua. Kurse numri i të huajve që ngjitet në këtë lartësi është në rritje.

Nga Valbona, një udhëtim përmes Liqenit të Komanit është një tjetër grishje për turistët. Të kalosh nëpërmjet peisazhit mahnitës është më shumë se një udhëtim turistik.

Tv Klan