Ndonëse Doja Cat ishte shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpeshherë ndante me publikun mendimet apo momentet e jetës së saj të përditshme, reperja ka marrë një vendim drastik.

Artistja e njohur ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram dhe shkak për këtë janë bërë komentet negative drejtuar saj.

Përpara vendimit ajo ka ndarë edhe një mesazh ku shpjegon gjithçka.

“Më ka pëlqyer të jem këtu dhe të gjej frymëzim, të shoh njerëz kreativë, por po ndjej sikur gjithçka po bëhet e tepërt”, ka shkruar ajo në këtë postim.

Mënyra se si më flasin dhe më trajtojnë këtu më bën të kem mendime shumë të këqija. Ju lutemi kini kujdes se si flisni me njerëzit në internet“- ka përfunduar këngëtarja.

Largimi nga rrjetet sociale vjen pasi fansat ngritën shqetësime lidhur me romancën e Doja Cat me të dashurinë e saj Jeffry  Cyrus.

Klan News