CIA kishte informacion për një njeri që pretendonte të ishte Adolf Hitler, i cili jetoi në Kolumbi në mesin e një komuniteti të ish-nazistëve gjatë viteve 50 -të, thuhet në disa dokumente të deklasifikuara.

Agjentët e CIA-s nuk e morën seriozisht kërkesën e bërë nga një ish-ushtar nazist, megjithatë shefi i stacionit në Karakas ua dërgoi pretendimet eprorëve, shoqëruar me një foto.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja

“DailyMail”,

dosjet tregojnë se Phillip Citroen iu drejtua agjentëve në vitin 1954 për t’u thënë se kishte takuar një njeri që pretendonte se ishte Hitleti dhe që jetonte në qytetin Tunja, në veri të Bogotës.

Pretendimet e tij janë rishfaqur tani pasi gazetari kolumbian Jose Cardenas ka publikuar dosjet nga arkivi i CIA-s, të cilat janë deklasifikuar në vitet ’90.

Citroen madje u tregoi agjentëve një fotografi të tijën të ulur pranë një njeriu që kishte një ngjashmëri të madhe me diktatorin nazist.

Agjentët e shkruan këtë ngjarje në një memorandum jo formal, sipas dokumenteve, por pastaj e hodhën poshtë atë duke e konsideruar si një pretendim imagjinar.

Por në vitin 1955, një burrë tjetër iu afrua agjentëve duke iu treguar të njëjtën histori, të cilat përforconin atë që kishte deklaruar Citroen.

Cimelody, tha Citroen, i cili në atë kohë jetonte në Venezuelë, pretendonte të ishte në kontakt me “Hitlerin” rreth një herë në muaj kur ai bënte vizita të rregullta në Kolumbi.

Cimelody, gjithashtu iu kishte siguruar agjentëve një fotografi ku pretendonte se ishte Citroen me Hitlerin, në pjesën e pasme të së cilës shkruhej Adolf Schuttlemayer.

Sipas Cimelody, Adolf u largua nga Kolumbia në Janar të vitit 1955 drejt Argjentinës, edhe pse nuk thotë saktësisht se ku.

Pasi kishin folur me Cimelody, agjentët vendosën të shkruajnë informacionin në një raport formal, i cili iu dërgua eprorëve të tyre në mënyrë që ata ta merrnin në konsideratë.

Megjithatë, raporti u shoqërua më një letër tjetër, e cila thoshte:

“Përpjekjet për të zbuluar këtë çështje do të jenë të mëdha, ndërkohë që shanset janë të dobëta për të arritur në diçka konkrete. Prandaj sugjerojmë që kjo çështje të marrë fund”.

Mijëra nazistë besohet të kenë ikur drejt Amerikës së Jugut pas rënies së Rajhut të Tretë, përfshirë Josef Mengele, ‘Ëngjëlli i vdekjes’ i Auschwitz  dhe Adolf Eichmann, arkitekti i Holokaustit.

Ata fillimisht përfunduan në Spanjë dhe Itali, ku më pas figurat më kryesore u dërguan në mënyrë ilegale për në Amerikën e Jugut.

Paraguai, Kolumbia, Brazili, Uruguai, Meksika, Guatemala, Kili, Ekuador dhe Bolivi besohet se kanë strehuar ish-anëtarët e regjimit të Hitlerit.

Megjithatë Argjentina është vendi i cili njihet gjerësisht për ish-nazistët, pasi presidenti Juan Perón ishte një simpatizant i njohur i Hitlerit dhe kërkoi në mënyrë aktive të shpëtonte anëtarët e regjimit të tij nga Evropa.

Në qytetin alpinist të Barilocës, Argjentinë, ata madje ndiheshin mjaft të sigurt për të rikrijuar shtëpinë e Hitlerit për pushime në Berchtesgaden.

Shtëpia, bashkë me shumë artifakte naziste që u zbuluan atje ndër vite, ka bërë shumë vetë të besojnë se vetë Hitleri ka qenë atje.

Shkrimtari Abel Basti pohoi në librin e tij “Hitleri në arratisje” se Fuhreri u arratis nga bunkeri i tij në Berlin nëpërmjet një tuneli të fshehtë, përpara se të merrej në Spanjë.

Nga atje Basti publikon teorinë se ai u dërgua në Ishujt Kanarie, ku një anije ishte duke pritur për ta sjellë atë në Argjentinë.

Basti beson se Hitleri vdiq atje në vitin 1971 dhe u varros në një bunker sekret në qytetin e Asuncionit, nën atë që tani është një hotel.

Megjithatë, historianët më të famshëm, përfshirë shkrimtarin e shquar të Luftës së Dytë Botërore, Guy Walters, e përshkruajnë faktin se Hitleri shpëtoi i gjallë si “2000 përqind të rremë”.

Burimi: DailyMail

Shqipëroi: tvklan.al