Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, por nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen e Domart Konjarit, i pandehur tek Krimet e Rënda, si drejtues i grupi të trafikut të drogës në Francë.

Shkresa e Interpol u lexua në seanën e së hënës, e cila u shty për shkak të mosgjetjes së Konjarit dhe njoftimit të të pandehurit për gjyqin. Konjari ndodhet në arrati, pasi ende nuk është ekzekutuar masa “arrest në burg”, caktuar në mungesë ndaj tij.

Në të njëjtën seancë, gjykata citoi edhe një shkresë të Komisariatit të Policisë nr. 4, sipas të cilit Konjari nuk ishte më banor i kësaj zone. Gjykata shtyu seancën, në pritje të një përgjigjeje nga Komisariati i Policisë nr.1 në Tiranë, si edhe rikërkoi informacion nga Interpol Tirana.

Lirimi i Konjarit nga qelia Mars 2016 shkaktoi përballje mes Prokurorisë dhe Apelit për Krimet e Rënda. Për lirimin e tij reagoi ambasadori francez në Tiranë. Ministri i kohës i drejtësisë, bëri një ndjesë publike.

/ABC News