Ligji i ri i trajtimit të pronave ka hapur një tjetër problematikë të cilët ish – pronarët po e kuptojnë vetëm sot. Të gjithë ata që janë kompensuar për një pjesë të vogël të truallit nga vendimet e mëparshme të agjencisë së trajtimit të pronave sot nuk kanë më të drejtë të kërkojnë asgjë. Statusi i kërkesës në dosje quhet i ezauruar. Shkak për këtë është ligji i ri, i cili llogarit vlerën e vitit kur është bërë shpronësimi i tokës në vitet 40’.

Janë 472 dosje të viteve 93’ dhe 94, që kanë marrë vetëm 4.4 hektarë kompensim ndërsa ligji i ka fshirë të drejtën për të marrë 118 hektarë të tjerë. Myrshit Vorpsi i shoqatës për Pronësi e Drejtësi, thotë se vlera e tokës së mohuar vetëm për këto dosje është 130 milion dollarë.

“I bëj thirrje të ankimojnë deri në 10 Qershor kanë afat, ndryshe i humb e drejta për ta ankimuar ndonjëherë.’

Dëmi ekonomik më i madh është për pronarët që sot pretendojnë tu kthehet trualli, ndërsa në vitin 1945 statusi ka qënë tokë bujqësore. Ligji i ri bën që të kursehet një faturë prej 300 milion dollarësh.

Në muajin Qershor Gjykata e Strasburgut do të japë vendimin për 86 dosje të cilat kërkojnë rrëzimin e ligjit të ri për trajtimin e pronave. Nëse i jepet të drejtë pronarëve, atëherë qeverisë do t’i duhet të hartojë një tjetër ligj për trajtimin e pronave.

/Tv Klan