DREJTORESHAZbardhet një pjesë e dëshmisë së drejtoreshës së arsimit në qytetin e Lushnjes, Liza Tabaku.

Ajo nuk i ka pranuar akuzat ndaj saj gjatë raportimit në polici duke thënë se nuk ka prova dhe se po i shkelen të drejtat.

Le të dalë dikush të thotë se i kam kërkuar lekë, s’keni prova, dua avokatë, mos më shkelni lirinë, mësohet të ketë thënë drejtoresha e arsimit të Lushnjes.

Një ditë pas ndalimit të saj bëhen publike dëshmi kundër drejtoreshës.

Përjashtim nuk bën as mësuesja Mimoza Buzi e emëruar si inspektore në zyrën arsimore dhe më pas e hequr nga kjo detyrë.

Çdo mësues duhet të paguante për të qëndruar në punë, pavarësisht se disa prej tyre kishin mbi 15 vite.

Kështu tregon Blenard Kamxhiu, mësuesi i matematikës, i cili përfundoi në mësues fiskulture, përsëri nuk pranoi të paguante para, derisa mbeti pa punë.

Janë vetëm dy nga qindra raste të tilla në Lushnje.

Brenda një viti pune Luiza Tabaku, nda Dushku i Lushnjes bleu dy shtëpi në Tiranë dhe lëvizte me mijëra euro në çantë.

Tv Klan