Skënder Gega mund të marrë Kukësin. Ish-trajneri i Kombëtares Shpresa është takuar të hënën me drejtues të klubit kampion të Shqipërisë.

Gega është kontaktuar edhe më parë, por trajneri ka pritur përfundimin e kampionatit dhe kupave të Europës.

Vendimi pritet të merret në ditët e ardhshme më pas për të menduar për sezonin e ri. Skënder Gega së fundi ka drejtuar ekipin e Al-Jahra në Kuvajt, një aventurë që zgjati vetëm disa muaj.

Kukësi fitoi titullin kampion për herë të parë në historinë e tij nën drejtimin e Ernest Gjokës.

Debutimi në Champions League nuk ishte e njëjtë, pasi skuadra u eliminua që në turin e dytë edhe pse fitoi sfidën e kthimit me Sheriff Tiraspol, pasi u ndëshkua nga goli në fushë kundërshtare dhe fati. Te Kukësi priten ndryshime edhe në grupin e lojtarëve.

/Tv Klan