Real Madrid kërkon që të përsërisë suksesin e sezonit 1957-1958, duke fituar kampionatin dhe Champions League. Drejtuesit e klubit duan të motivojnë lojtarët dhe stafin duke premtuar 40 milionë euro shpërblim nëse arrihet ky synim.

Secili nga futbollistët do të marrë 1,5 milionë euro, trajneri Zinedine Zidane 2 milionë dhe po aq do të shpërndahen për stafin e tij. Për mediat spanjolle një shumë e tillë nuk është problem. Triumfi në Champions League sipas përllogaritjeve Real Madrid do të përfitojnë 75 milionë euro nga shpërblimet e UEFA dhe e drejta televizive e tregtare.

Real po rivalizone me Barcelona në La Liga, ndërsa në Champions është në fazën gjysmëfinale përballë Atletico Madrid. Vitet e fundit Real Madrid ka qenë më i suksesshëm në arenën ndërkombëtare duke fituar 6 trofe.

Tv Klan