Itali- Tre shqiptarë të rrezikshëm janë arrestuar nga  skuadra e Policisë Latina, në komunën Aprilia. Kështu shkruajnë mediat italiane. Shqiptarët janë kapur me 35 gram drogë dhe një armë e vjedhur në Romë. Të arrestuarit janë, Altin Rakipi, Alfred Shehja dhe Elton Qerreti.

Njeri prej tyre Alfred Shehja ishte shpalluar në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar me 15 vite burg nga autoritetet greke, për drogë.

Mësohet se në shtëpinë e dy prej shqiptarëve është gjetur drogë e llojit marijuanë dhe një armë e vjedhur.

/tvklan.al