Trefishohet numri i refugjateve në kufirin serbo-hungarez me synim Austrinë

Që nga muaji Janar deri në fund të muajit korrik në Austri janë paraqitur 41.900 kërkesa për azil, janë ndaluar 18.000 persona dhe janë arrestuar 80 trafikante të dyshuar për kontrabandë me njerëz në kufirin hungarez-serb.

115 të tjerë kontrabandistë të dyshuar u arrestuan në të njëjtën periudhë në territorin hungarez afër Austrisë falë patrullave të përbashkëta.

Edhe kontrabandistët, po përdorin drone për të monitoruar kufirin e gjelbër dhe lëvizjet e policisë kufitare austriake.

Këshilli i Evropës për të Drejtat e Njeriut kanë kërkuar së fundmi që autoritetet hungareze të përmbahen nga kthimi arbitrar i azilkërkuesve dhe emigrantëve në Serbi dhe të sigurojnë qasjen e tyre në një procedurë të drejtë dhe efikase të azilit. Qasja në azil dhe mbrojtja ndërkombëtare në Hungari është bërë praktikisht e pamundur për shkak të masave të marra nga qeveria e Viktor Orban që nga viti 2015.

Ndërkohë, presioni migrator në pjesën jugore të kufirit hungarez është rritur kohët e fundit, me emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë masivisht për të kaluar kufirin dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre për në Evropën Perëndimore.

Emigrantët janë gjithnjë e më të dhunshëm ndaj oficerëve të policisë dhe shpesh mbajnë armë.
Numri i kalimeve të paligjshme kufitare është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Situata në krahinën e Vojvodinës e vendosur në anën serbe të kufirit jugor, është jashtëzakonisht e keqe.

Gjatë verës ka pasur edhe përplasje të armatosura mes emigrantëve në anën serbe të kufirit, qe kane rezultuar me vdekjen e një personi.

Klan News