Inteligjenca e Kievit: Nga sulmi ka disa të vrarë e të plagosur

Dronët ukrainas kanë shkatërruar anijen patrulluese ruse, Sergey Kotov, në Krime. Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës bëri të ditur se anija e flotës së Detit të Zi pësoi dëmtime në pjesën e prapme, si dhe në anën e djathtë dhe të majtë. Sulmi ndodhi në ujërat territoriale të Ukrainës, jo shumë larg nga Ngushtica e Kerpit. Zyrtari ukrainas i inteligjencës Andrii Yusov deklaroi se nga sulmi kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur disa persona.

Sergei Kotov është një nga katër anijet patrulluese të Marinës Ruse që mori pjesë në sulmin në ishullin Snake në ditën e parë të agresionit rus në Ukrainë. Të paktën 13 anije detare ruse janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i konfliktit, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. Muajin e kaluar anije ruse, Caesar Kunikov, u fundos nga një sulm me dron në jug të qytetit të Jaltës.

Ndërkaq nga ana tjetër Ukraina sulmoi sërish me dronë një depo nafte në Belgorod të Rusisë. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm një ndërtesë u përfshi nga flakët. Sulm ndodhi në qarkun Gubkin të këtij rajoni. Mediat raportuan se depoja e naftës i përket gjigantit rus të energjisë, Rosneft.

Klan News