Varianti Omicron  ka sjellë kufizime të reja sa i përket mundësisë së lëvizjes për turizëm dhe për të kaluar jashtë vendit festat e fundvitit. Por janë disa vende europiane që nuk e kanë ndaluar kalimin e kufirit për turizëm dhe normalisht aty ka më shumë prenotime për të kaluar festat, ndërkohë që në rritje janë edhe kërkesat për Stambollin.

Pavarësisht se ka një rritje të kërkesave të shqiptarëve për të udhëtuar jashtë për turizëm, masat kufizuese anti-covid po i penalizojnë agjensitë e udhëtimeve.

“Jemi në nivelin 20-25 % në krahasim me  vitet normale.. Njerëzit ndihën të frikësuar të bëjnë rezervime para 2 apo 3 javësh sepse shumë vende mund të marrin vendime në ditët e fundit”, u shpreh Presidenti i ATHS.

Udhëtimet për festat e fundvitit në shumicën e rasteve mbizotërohen nga familjarët se sa nga grupet shoqërore.

Klan News