Një person është plagosur më armë zjarri mbrëmjen e martës në lagjen 18 në qytetin  e Durrësit. Mësohet se Durim Cani 51-vjeç është plagosur lehtë në këmbë, me një pushkë sportive(me ajër).

51-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar dy persona, si autorë të dyshuar.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

/tvklan.al