Në kantierin e shkollës së mesme ‘Gjergj Kastrioti’ në Durrës zbulohet një mozaik tjetër që i përket shek l pas erës sonë. Arkeologët kanë arritur që të nxjerrin në dritë një pishinë të kompleksit të vilës zbukuruar me afreske të veçanta.

Luan Përzhita, arkeolog: Ky muze është zbuluar në pishinën e kësaj vile, pra kemi të bëjmë me ndërtimin e një pishine e cila tregon për një nivel të lartë të ndërtimeve dhe të organizimit të saj, por ndër të tjera kemi edhe trajtimin e kësaj pishine me afreske shumëngjyrëshe.

Gërmimet në këtë zonë po vijojnë prej 10 ditësh dhe arkeologët janë të bindur se do të ketë edhe zbulime të tjera.

Luan Përzhita, arkeolog: Jemi në një situatë që mund të themi me bindje që çdo do të kemi një gjë të re në këtë set arkeologjik.

Gërmimet rinisën në fillim të muajit pas një pezullimi 6 mujor. Javën e kaluar u zbuluan elemente të një vile ndërsa kërkimet mbështeten edhe nga bashkia e Durrësit.

Klan News