Përgjaken rrugën e Shqipërisë ku gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 3 aksidente me pasojë vdekjen e dy personave.

https://www.youtube.com//embed/-eFjgvZBo9Y

I pari është regjistruar në autostradën Laç – Lezhë rreth orës 6 të mëngjesit ku është gjetur i pajetë trupi I Agron Kaçit. Viktima është gjetur pranë mbikalimit të Bushneshit.

Kaçi, sipas policies, mendohet se është goditur nga një automjet, që është larguar më pas nga vendngjarja.

Pak minuta më vonë rreth orës 06:20, një i moshuar u gjet i pajetë në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

Viktima Ajet Seferi më banim në lagjen “Pavarësia”, dyshohet së është përplasur nga një mjet. Edhe në këtë rast drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në të dy rastet kanë mbetur shenja gomash dhe xhama të thyer, të cilat i përkasin makinave të përfshira në ngjarje.

Një tjetetër aksident ka ndodhur mëngjesin e të dielën në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë drejtorisë së policisë së Tiranës. Si pasojë e përlajes së dy makinave, njëra prej tyre ka përfunduar në lumin e Lanës. Policia njoftoi se drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar lëndime, pavarësisht se dinamika e aksidentit ka qënë e frikshme.

 

TV Klan