Milinkovic-Savic nuk ka asnjë ofertë konkrete, por nëse vjen një që do të bindë të gjitha palët mund të largohet. Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të Lazio, Igli Tare në mediat italiane.

“E ardhmja e Milinkovic-Savic përflitet prej kohësh, por deri më tani nuk ka ndodhur asgjë. Por rregullat e merkatos nuk i kemi vendosur ne dhe nëse do të ketë një ofertë që do të kënaqë klubin dhe lojtarin, do ta marrin në konsideratë. Përndryshe ai është i lumtur që të vazhdojë me Lazion, ashtu si ne që kemi një lojtar si ai”,

tha Tare.

Presidenti Claudio Lotito e ka bërë të qartë që do të konsideronte një ofertë rreth 150 milionë për t’u ulur në bisedime. Lazio synon një vend në Champions League, që nuk arriti dot në sezonin e fundit dhe një futbollist si Milinkovic-Savic do të ishte një ndihmë e madhe për këtë objektiv.

Tv Klan