Cindy Kimberly ka realizuar një set fotografik ku vihen në dukje format e saj perfekte

Ajo është e njohur për romancën me futbollistin Dele Alli, por Cindy Kimberly është edhe një modele shumë e suksesshme. 25-vjeçarja ka korrur një tjetër sukses në fushën e modelingut duke u shpallur ambasadore e markës së njohur “Pretty Little Thing”.

 Modleja tregoi linjat e saj  trupore në këtë set fotografik në të cilën rekolamon veshjet e kësaj marke. Sipas kompanisë, bashkëpunimi nënvizon përkushtimin e markës për t’u lidhur me personalitete me ndikim që sjellin një dinamikë të re në koleksionet e tyre.

Modelja u bë e njohur kur në vitin 2015, Justin Bieber, asokohe 21 vjeç, postoi një foto të Cindy në rrjetet e tij sociale duke e promovuar  modelen pasi kjo e fundit kishte krijuar një llogari fansash për këngëtarin.

Ajo ishte në Spanjë në atë kohë, duke punuar si dado dhe jeta e saj u transformua terësisht gjatë natës falë atij postimi.

Klan News