Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Etleva në moshën 21 vjeçare u gjend e vetme me djalin e saj të vogël para shumë sfidash. Nuk gjente punë, ndaj i hyri shkollës në të njëjtën kohë me të birin. Rexhino tani është 15 vjeç. Ka një pasion shumë të madh për futbollin, shumë të vogël ndaj shkollës dhe shumë kërkesa ndaj të ëmës… Rexhino e ka mendjen top që do merret me futbollin… ndërkohë nuk ia ka idenë se çfarë e pret më pas.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea, në fokus ishte një djalë 15 – vjeçar, Rexhino, i cili është shumë i apasionuar pas sportit dhe ekipi i zemrës është Tirana. Ai ëndërron që një ditë të bëhet futbollist. Mbrojtësi Gentian Muça është idhulli i tij.

Por pamundësia financiare, e ka bërë të ëmën e tij që të vijë në studion “E Diela Shqiptare”, për t’i thënë që të heqë dorë përfundimisht nga futbolli sepse ata nuk kanë mundësi financiare për të paguar për shpenzimet që kërkon angazhimi në futboll dhe t’i kushtojë më shumë rëndësi mësimeve.

Këtë pasion Rexhino e ushtron edhe në shtëpi, ku në disa raste ka thyer edhe orenditë. Por një nga personat që i ka qëndruar më afër dhe ia ka zhvilluar këtë pasion është gjyshi, i cili vetëm para pak kohësh ka ndërruar jetë.

Me pensionin e tij modest, i bleu një top dhe një palë atlete.

Në studio, nëna e 15 – vjeçarit, Etleva nuk ishte vetëm, pasi vetë Gjebrea, kishte ftuar presidentin e ekipit të Tiranës, Refik Halili dhe legjendën e skuadrës së Tiranës, mbrojtësin Gentian Muça. Ata qëndruan deri në fund, për të parë më nga afër se cila ishte historia e Etlevës dhe djalit të saj.

Etleva Kasa nga qyteti i Elbasanit, nëna e Rexhinos e pranishme në studio rrëfen për historinë e djalit të saj. Ajo në moshën 21 – vjeçare u gjend e vetme me djalin e vogël para shumë sfidash që jeta të ofron. Në moshë fare të re u detyrua të kërkonte ndarjen nga bashkëshorti, pasi ky i fundit ushtronte dhunë ndaj Etlevës, luante kumar dhe një jetesë e tillë ishte e pamundur të vazhdohej. Sakrificat për të gjetur një vend pune në Tiranë ishin të mëdha, pasi ajo nuk ishte as e shkolluar, ndaj i hyri shkollës në të njejtën kohë me të birin.

“Në moshën 33 – vjeçare kam bërë klasën e nëntë, me kohë të pjesshme. Djali ishte dhjetë vjeç dhe shkonte në shkollë në klasën e katërt ndërsa unë në të nëntën.”

Etleva shkon shumë mirë me mësime, por i biri jo, sepse e ka mendjen vetëm tek futbolli.

“Ai e ka pasur ëndërr që i vogël futbollin. Por dua të të tregoj një histori, ne nuk kishim të ardhura sepse unë kërkoja për punë, por më duhej shkolla e mesme që të filloja punë diku. Babai im e donte shumë djalin. Ai tashmë nuk jeton më. Djali më lutej që t’i blija atlete, top, rroba sporti dhe çdo gjë që kishte lidhje me të. Babai merr pensionin dhe më jep të gjitha lekët në dorë e më thotë që të shkoja e të blija një palë atlete të Lionel Messit për djalin. Më pas shkoj për t’ia blerë këto atlete dhe kur shkojmë në dyqan, ai i provon dhe unë i thashë që të mos i hiqte më nga këmbët. Ai mbeti i habitur pasi ato kushtonin shumë shtrenjtë dhe më thotë: “Mami po ti nuk ke lekë…” Në ato momente gëzimi ishte aq i madh  për të. Më pas me lekët që tepruan i bleva edhe një top. Ishim ulur tek Parku “Rinia” dhe ai merr topin e filloi të luajë. Aty ishin edhe dy turistë italianë që filluan ta filmonin me aparat.

Është i talentuar Rexhino në futboll?

“Po është shumë i talentuar në futboll. Ne u nisëm në Gjermani për azil në 2015. Afër kampit kishim një fushë futbolli, e merrnin aty të luante. Ai luan shumë bukur. Ai ka fituar dy medalje në Gjermani. Atje e pritën shumë mirë”.

Po këtu?

“Jo këtu jo, sepse nuk kam mundësi. Ma ka bërë kokën vetëm top: “mami top, mami më fut në stërvitje, mami më bli rrobat e skuadrës së Tiranës” .

Pse është tifoz me Tiranën?

“Sepse Rexhino ka lindur në Tiranë dhe është rritur këtu”.

Ka ndonjë lojtar qejf?

“Po! Është Muça, lojtari i Tiranës, unë vetë nuk e njoh, por Rexhino po, atë ta pyesësh për të gjithë skuadrat, të gjithë i njeh”.

Po pse nuk e çoni tek ekipi i Tiranës?

“Unë kam biseduar njëherë, ai ka ndenjur atje tre muaj me 35 mijë lekë të vjetra në muaj, por tani s’kam mundësi, jam papunë. Unë kam sakrifikuar shumë për të, kemi ngelur edhe pa bukë, vetëm e vetëm që unë t’ia plotësoja dëshirat. Ai ma ka bërë kokën vetëm top dhe aksesorë që kanë lidhje me këtë sport”.

Por çfarë do t’i thuash sot Rexhinos që ta heqi mendjen nga topi?

Rexhino është drita e syve të mi, është gjithçka për mua, por kam ardhur sot t’i kërkoj që mësimet të mos m’i lërë mënjanë.”

Rexhino e ka pranoi mesazhin e Ardit Gjebresë për të qenë tek rubrika “Ka një mesazh për ty”. Në formë shakaje i thotë që i ke bërë vajzat për të qarë, por duket se Rexhino suksesin e tij me vajzat e ka nisur që në këtë moshë, pasi tregon hapur që kishte dy të dashura dhe puthjen e parë e ka dhënë që në moshën 13 – vjeçare. Çiltërsia e tij ka bërë që të tregojë disa gjëra më shumë për jetën e tij personale dhe marrëdhëniet që ka me të dashurën, me idenë që nga ana tjetër e murit është njëra prej tyre, ndoshta vajza brune, të cilën e kishte më të veçantë. Ardit Gjebrea më pas i thotë që vajza ka ardhur bashkë me prindërit sepse ata e kanë marrë vesh që shoqërohen bashkë.

“ Bobo, na fike fare tani!

Ata kanë ardhur të të marrin në shtëpi, kollovar…

“Epo në shtëpi nuk i shkoj, ashtu nuk dua unë. Nu kam qejf, pastaj ka goca të tjera sa të duash…”

Jo more… Rexhino! Shikoje pak këtë gocën, për një gjë jam i bindur që është dashuria e jetës tënde.

“Mami im! Po është dashuria ime!”

Edhe pse një djalë çapkën, ai nuk mund ta fshehë emocionin dhe dashurinë për nënën e tij. Etleva, i tregon se cila është arsyeja që e ka kërkuar tek “Ka një mesazh për ty”.

Por duket se kërkesa e saj, që Rexhino të lërë futbollin dhe topin është e pamundur për t’u realizuar.

Pasioni i tij nuk ndalet, por në një farë mënyre i premton që do t’i mbajë të dyja bashkë edhe të mësojë, por edhe të luajë futboll.

Më pas moderatori Gjebrea i tregon Rexhinos që ka një tjetër surprizë për të.

A të të bëj një magji?

“Po, por e dua për futbollin!”

Unë do të bëj një magji tani dhe këtu të vij presidenti i ekipit të Tiranës, zoti Refik Halili!

Për Rexhinon ky ishte një moment i paparashikueshëm, pasi shpërtheu në lot nga emocionet.

Emocionet nuk ishin të pakta as për presidentin e ekipit të Tiranës ku u shpresh se:

“Unë jam prind vetë dhe e di çfarë do të thotë të kesh një pasion të tillë. E ndoqa me shumë vëmendje dhe Rexhino do të jetë pjesë e Klubit të Akademisë së Tiranës. Ne kemi një akademi shumë të mirë, jemi duke e përsosur nga dita në ditë. Do të jetë pjesë e grupit tonë, do ta shikojnë trajnerët atje dhe uroj që, në të ardhmen të jetë pjesë e ekipit të Tiranës në grupin e parë.

Keni harrur diçka tjetër?

Po unë bashkë me Gent Muçën kemi ardhur për ta ndjekur këtë histori.

Dopio emocione për Rexhinon, kur në studio ishte idhulli i tij, mbrojtësi i ekipit të Tiranës Gentian Muça. Muça i dhuroi fanellën e skuadrës së Tiranës dhe ëndrra e jetës së tij u realizua, por akoma më e lumtur në të gjithë këtë histori ishte nëna e tij Etleva.

Ueda u njoh me një djalë në facebook. Për një vit ai u hoq si dikush tjetër. Cfarë ndodhi kur Ueda mori vesh të vërtetën ,ajo sot ka thirrur e motren e saj. Gjëja më e mirë e të pasurit një motër, është se ndërkohë ke dhe një shoqe të ngushtë!

Ueda, një nënë në moshë fare të re, është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, për t’i dhënë një falenderim shumë të veçantë motrës së saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj, sakrificat që ka kaluar gjatë këtyre viteve dhe rolin e madh të motrës në jetën e saj.  Ornela është motra më e madhe, që i është dashur të kujdeset për të dhe vajzën e saj të vogël. Njohja me bashkëshortin ishte rastërore ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të një lidhjeje. Ueda u njoh nëpërmjet rrjetit social “Facebook” dhe për gati një vit ai u hoq si dikush tjetër, duke e gënjyer vazhdimisht, që jetonte dhe studionte jashtë, ishte me origjinë nga qyteti, por në fakt të gjitha këto nuk ishin të vërteta. Pas një viti lidhjeje, Ueda ia kishte treguar edhe familjes për këtë histori, por këta të fundit nuk ishin dakord. Shumë shpejt ajo e kuptoi që kjo lidhje ishte ndërtuar mbi baza mashtrimi dhe i dashuri i saj nuk kishte treguar të vërtetën pasi mendonte që çdo gjë do të shkatërrohej. Por lidhja nuk kishte sesi të përfundonte aty, pasi mes tyre kishte ndjenja të vërteta dhe Ueda vendos t’ia falë këtë gënjeshtër, për t’ia nisur nga e para.

Megjithatë problemi nuk ishte më djali, por familja e vajzës, pasi ajo i kishte ndërtuar një figurë tjetër në atë çka ai ishte në të vërtetë. Ueda detyrohet që këtë të vërtetë t’ia rrëfejë babait, por ai nuk denjon as ta takojë e jo më ta pranonte si dhëndër. Ishte motra që ndërhyri për t’i mbushur mendjen të atit për ta takuar. Më në fund e bindi, por ai nuk e pranoi kurrë lidhjen e vajzës së tij.

“Unë lidhjen e vazhdova edhe pse familja ishte kundër. Më pas ngela shtatëzënë. Si për çdo prind nuk e ka të lehtë që të ketë vajzën shtatëzënë, që nuk është e martuar. Të paktën këtu në Shqipëri, kështu është mentaliteti jonë. Më pas u takua babai me vjehrrën time. Ajo nuk pranoi, nuk është momenti tani, është më mirë të abortojë. Duke marrë këtë përgjigje nga ana e vjehrrës, babai filloi ta kishte edhe më të vështirë të pranonte që vajzën ta mbante shtatzënë në shtëpi të tij, të pamartuar. Si vjehrra, të njëjtën gjë më tha edhe babi, që të abortoja. Duke u ndodhur në këtë situatë nuk kishim zgjidhje tjetër dhe vendosëm që të dy, që të abortoja. Ditën që shkoj për të abortuar, shkova me motrat e mia dhe me Albanin. Doktori më thotë që nëqoftëse nuk je esëll duhet të konsumosh sa më shumë lëngje. Më pas shkuam në lokal dhe për dy orë asnjëri nga ne nuk tha asnjë fjalë. Në minutat e fundit motra e madhe Ornela, na pyeti; ju çfarë doni të bëni? Ne duke i thënë, se duke mos pasur mbështetje nga familjet, të vegjël jemi, një punë stabël nuk e kemi dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Ajo tha që do t’i merrte përsipër të gjitha, nëse do të ishte e nevojshme do të dilte edhe ajo nga shtëpia dhe do të përgjigjej për çdo gjë”.

Vetë Ornela është e martuar dhe ka dy fëmijë. Zemra e nënës gjithmonë ndjen dhe kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet kryesore që nuk e la motrën e saj në baltë. Por gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, asgjë nuk ndryshoi. Vjehrra nuk mund ta pranonte, nga ana tjetër as babai i saj. Duke parë këtë situatë, ky i fundit vendosi që vajza e tij të mos shoqërohej më me Albanin dhe fëmijën ta mbante në shtëpi. Por ajo këtë zgjedhje të babait nuk e pranoi. Motra e saj ishte insistuese vazhdimisht, që t’u linte më tëpër kohë çiftit. 

Të ndodhur në këto situata vështirësie, ai vendosi të emigronte, duke lënë vetëm Uedën me foshnjen e porsalindur. Duket se fati nuk i buzëqeshi as në emigrim Albanit, pasi filloi të merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike, ku më pas u kap nga policia. Sot ai është në burg dhe Ueda u detyrua të qëndronte në shtëpinë e babait të saj. Kur familja mori vesh për këtë histori të radhës, tronditja ishte edhe më e madhe.

“Je shumë e re, ke vuajtur shumë dhe kjo është e tepërt” –

i ka thënë babai i saj.

Si gjithmonë, motra Ornela, engjëlli mbrojtës i thotë babait që të mos shqetësohej për asgjë.

“Ornela i tha që të mos mërzitej sepse kishte një punë shumë të mirë dhe do  të mund t’i mbulonte shpenzimet e vajzës.

Falë saj kam vajzën sot, sepse ajo më ndaloi abortin dhe më ka ndihmuar në çdo gjë tjetër.”

Ndaj Ueda vendosi që këtë histori ta ndajë me të gjithë dhe ta falenderojë publikisht motrën.

“Ti ke bërë shumë për mua, je bërë nënë edhe baba për mua. Të falenderoj pa masë për gjithçka ke bërë, por gjithashtu edhe të kërkoj falje sepse kam qenë ngarkesë për ty, pasi ke shtuar orët e punës për mua.”

“E dija që do ishe ti, jam pa fjalë. Ti ke një zemër të madhe dhe ato që të njohin e dinë shumë mirë këtë gjë. Për mua është një emocion i veçantë, është një kujtim që do ta mbaj mend gjatë. Ajo është gjithçka, është më e mira”,

u shpreh Ornela.

“PËR PESHK”

Rubrika “Për peshk” me Blerinën, na sjell këtë javë bukurinë e Alpeve të Shqipërisë dhe trojet tona matanë kufirit, në Plave dhe Guci! Vende dhe shije mahnitëse!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Këtë javë kemi një seancë me dhimbje nëne dhe problematika të thella drejtësie. Një aksident në një furgon që drejtohej nga bashkëshorti i saj sot pas një maratone gjyqesh po i rrezikon apartamentin që është e vetmja pasuri që ka.

“KENGA MAGJIKE”

Grupi “Të Kualifikuarit”:

  • Rosela Gjylbeku – “Maratonë”
  • Elson Braha – “Mi Ninja”
  • Arilena Ara – “Nëntori”

Kategoria “New Artist”:

  • Enki Kullolli – “Largohu”
  • MC Arturo ft. Tible – “T’kam fal”
  • Vigan Shehu – “E jemja”
  • Rod – “Zero”
  • Flori Nazifi – “Mos ik”