“E kaluara e tashmë”  është kjo ekspozita e fundit që është hapur në ish-burgun e Spaçit me 49 portretet në allçi të atyre që kanë mbetur gjallë nga burgu famëkeq.

Në këtë instalacion të Arnen Sulës dhe Kristian Zarës, krah portreteve, janë regjistruar në audio edhe rrëfimet e ish të burgosurve politikë, të cilët janë rikthyer aty për këtë ekspozitë.

Në Spaç për këtë ekspozitë, u bashkuan edhe dhjetëra të rinj, të cilët po njohin gjithnjë e më mirë nëpërmjet rrëfimeve, të kaluarën politike të vendit të tyre.

Ekspozita “E kaluara e tashme – një hapësirë kulturore për reflektim” vjen edhe si një thirrje për muzeulizmin e ish-burgut të Spaçit, një projket ky që është ende ne konsultim publik. Ekspozita është mbështetur nga programi i BE-së për kulturën.

Tv Klan