Një 14-vjeçar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme nga një motor në aksin rrugor Bubq – Fushë Krujë, në fshatin Bilaj.

Policia tha se rreth orës 21:40 një motor përplasi këmbësorin me iniciale K.V., i cili ndërroi jetë.

Motori drejtohej nga 68-vjeçari P.P. banues në Bubq,  i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë për sqarimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al