Meshkujt komunikojnë mes tyre për të ruajtur tufën

Delfinët komunikojnë mes tyre për të mbrojtur femrat e grupit nga rivalët. Meshkujt e kësaj specieje mblidhen zakonisht në grupe prej tre individësh dhe koordinojnë veprimet e tyre falë mesazheve të koduara.

Në botën natyrale është e zakonshme, që në popullsinë e një specieje që është e përbërë nga një numër më i madh meshkujsh në krahasim me atë të femrave, këto të fundit duhen mbrojtur me çdo kusht.

Strategjitë për ta bërë mund të jenë nga më të ndryshmet, por deri më sot, koordinimi me zë mes individëve, të ishte një privilegj vetëm i species sonë, pra njeriut.

Studimi i fundit i publikuar në revistën ‘Proceedings of the Royal Society B’, tregon se kjo strategji përdoret, përveç nesh, edhe nga të paktën një tjetër gjitar, me inteligjencë të jashtëzakonshme, pikërisht delfini Tursiop, që është edhe lloji më i përhapur në botë.

Nga regjistrimet rezulton se janë tinguj me frekuencë të lartë, që përsëriten nga 2-49 herë, duke krijuar një strukturë gramatikore që nuk haset në asnjë lloj tjetër komunikimi mes delfinëve. Sipas ekspertëve, ky lloj komunikimi verifikohet kur e bëjnë njëkohësisht 3 individët e grupit, që sipas tyre është një mënyrë për koordinimin mes ekzemplarëve, por edhe për të lajmëruar femrat, që diçka nuk shkon.

Gazetare: Enita Mema

Klan Plus