Edhe gjykata kundër Valbonës

Rrëzohet padia: Të vazhdojnë punimet për HEC-et

Hidrocentralet mbi lumin Valbonë do të vazhdojnë të ndërtohen. Gjykata Administrative sot vendosi rrëzimin e padisë së banorëve dhe shoqatave mjedisore. Ambientalistët thanë se nuk mundet që një zonë të jetë njëkohësisht edhe park natyror edhe park industrial.

Me gjithë përpjekjet e banorëve të zonës dhe shoqatave mjedisore, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi pro ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin  e Valbonës, që sipas specialistëve po çojnë në shkatërrimin e Parkut Kombëtër dhe prishjen e luginës Piktoreske të Valbonës.

Banorët shprehen të vendosur për t’i vazhduar përpjekjet e tyre dhe do ta apelojnë vendimin.

Shtetasja amerikane Catherine Bohne, e cila u bë simboli i protestave për Valbonën, shprehet se banorët janë më të bashkuar se kurrë dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

KLAN PLUS

Kategori
Klan PlusTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*














Emisione