Bakaj

Elis Bakaj është përforcimi i fundit i Tiranës për këtë sezon. Mesfushori me tipare sulmuese është prezantua mesditën e së premtes. Ky është një rikthim për Bakajn që sezonin e kaluar veshi fanelën bardheblu duke qenë ndër më të mirët, pasi shënoi gola të rëndësishëm.

Elis Bakaj (Futbollist i Tiranës): “E kam thënë edhe më përpara që këtë vit do të jap më shumë sezonin e kaluar për të arritur objetivin kryesor”.

28-vjeçari kaloi një përvojë të shkurtër në Izarel me Hapoel Rananën, por e ndërpreu kontratën pak ditë më parë me mirëkuptim.

Elis Bakaj (Futbollist i Tiranës): Nuk kam bërë hapa pas në karrierën time, pasi kam ardhur në një ekip me emër si Tirana”.

Tirana gjatë meraktos së verës ka afruar shumë emra të rinj ku nuk mungojnë edhe rikthimet si Gilman Lika apo trajneri Shkëlqim Muça. Bardheblutë e nisën me fitore kampionatin duke mundur Tërbunin me rezultatin 2 – 1. Elis Bakaj do të grumbullohet për ndeshjen e radhës me Laçin dhe mund të luajë nëse do të vijë dokumentacioni nga Izraeli.

Tv Klan