Gjykata e Apelit të Catanias ka dënuar në total me 157 vite e 9 muaj burg 12 anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria dhe më pas e shiste në tregun italian.

Mes të dënuarve, dy prej tyre janë shqiptarë. Shpëtim Xeka është dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg dhe Ylber Xeka i dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg. Mediat italiane e konsiderojnë historik vendimin e Gjykatës së Apelit të Catanias për grupin e drogës që u shkatërrua në prill të vitit 2014.

Ndërkohë, dënimet për anëtarët e tjerë italianë të organizatës kriminale variojnë nga 8 vite deri në 22 vite burgim.

Kjo organizatë trafikonte kanabis nga Shqipëria dhe më pas e shiste përmes dozave në Itali. Rrjeti kishte krijuar qarkun e vet të klientëve, të cilëve ua shisnin drogën në shtëpitë e tyre. Por, kishte raste edhe kur blerësit shkonin në banesat e disa prej të arrestuarve për të marrë “porosinë”.

Dy gra ishin pjesë e kësaj organizate droge. Pjesëtarët përdornin fjalë të koduara, si “qingj” dhe e kishin fjalën për 1 kg kanabis. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, në disa raste trafikantët e fshehnin drogën brenda disa automjeteve të dëmtuara me qëllim që t’i merrte karoatreci për të shmangur dyshimet e policisë.

/tvklan.al