Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shitjes së lëndëve narkotike gjatë fundjavës, duke arrestuar dy persona.

Në pranga kanë rënë Andi Fejzo 37 vjeç dhe E.G. 28 vjeç.

37-vjeçari Fejzo u kap në rrugën “Him Kolli”, të cilit iu gjetën 15 doza kanabisi, disa qese farmaceutike që i përdorte për të vendosur drogën dhe një grirëse metalike e lëndëve narkotike.

Ndërsa 28-vjeçari E.G. u kap në rrugën “Agush Gjergjevica”. Atij iu sekuestruan 25 doza kanabisi nga kontrolli në makinë dhe në shtëpi.

Dy të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

/tvklan.al