Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë operacionit të koduar “Permeso” në Tiranë, u arrestuan Gëzim Tafaj 48 vjeç i dënuar më parë për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe Kujtim Osmanaj 51 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre me iniciale O.S.

Gjatë hetimeve disa mujore, policia kishte zbuluar se tre të dyshuarit falsifikonin pasaporta, karta identiteti, dokumente në formën e porosive dhe Master Card.

Nga kontrolli në rrugën “Zef Kolombo”, në makinën “Mercedez Benz” që drejtohej nga Gëzim Tafaj dhe pasagjer Kujtim Osmanaj, janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit në banesën e Gëzim Tafajt u gjetën të tjera letërnjoftime. Në total grupi hetimor sekuestroi

 – 2 njësi kompjuteri të markës IP

– 1 lap top i markës IP

– solucione dhe kimikate të ndryshme

– 2 pasaporta italiane

– 2 pasaporta shqiptare

– 1 kartë shëndeti italiane

– 18 fotografi për dokumenta

– 1 pajisje e plastifikimit të dokumentave

– dokumente të ndryshme në llojin e porosive

– letër me element sigurie për bërjen e dokumentave të falsifikuara

– 2 karta identiteti italiane të plotësuara.

– 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara.

– 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara.

– 2 master card.

– 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi ).

– passaport me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24.02.2011.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave”, “Prodhim i mjeteve për fallsifikim dokumentash”, “Fallsifikim iletërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. /

tvklan.al