E gjeni dot kush është? E dalloni dot grintën, ambicien dhe shkëlqimin në sytë e Orgesa Zaimit 18 vjeçare?

Kjo është një foto që këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj me diciturën “Ëndrrat e mëdha shndërrohen pothuajse gjithmonë në realitet”.

Orgesa shfaqet me lidhëset tipike të puanteve prej balerine, gjë të cilën e ka dashur që në fëmijëri.

Por për ta parë veten në skenë, krah një balerini, Orgesa Zaimi duhet të priste 19 vjet, deri në ftesën e pjesëmarrjes në “Dance Albania”. Deri tani, juria e ka vlerësuar mjaft mirë performancën e saj. Siç duket, më shumë punë, ëndrrat mund të realizohen, në çdo moshë.