Eni dhe Greta Koçi janë dy nga motrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar, të cilat përveç vokalit të tyre dallohen për marrëdhënien perfekte që kanë me njëra-tjetrën.

Ato janë përherë pranë publikut dhe nuk ngurrojnë që të shprehin të gjithë dashurinë e tyre përmes postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, Eni Koçi na ka ëmbëlsuar me foton e publikur së bashku me të motrën, krahas së cilës i ka bërë dhe një dedikim në të cilin shumë vajza që kanë motra e gjejnë veten.

“E ku ka si motra…? Me shoqen time më të mirë”, ka shkruar Eni bashkëngjitur fotos që solli me Gretën duke e shijuar kafenë së bashku./tvklan.al