Këmbëngulja e opozitës për të diskutuar çështjen e përgjimeve të publikuara nga PD një ditë më parë nuk do ta shpëtonte Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nga seanca dëgjimore, për këtë insistoi vetë kreu i këtij Komisioni.

Mazhoranca një vit më parë shkarkoi Enkelejda Shehin për arsye të mos përmbushjes të rekomandimeve të lëna nga Komisioni, ku problem kryesor ishin masat ndaj Byrosë së Sigurimit. Por edhe Drejtori i emëruar së fundi, Ervin Koçi, sipas mazhorancës nuk ka bërë si duhet detyrën dhe duhet të shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe e kërcënoi hapur.

Komisioni i Ekonomisë mund të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të AMF-së, por vendimin e merr parlamenti. Për deputetët e mazhorancës, krijimi i borxheve të reja ndaj qytetarëve të Byrosë së Sigurimit, në masën 4 milionë euro, do të mjaftonte që drejtori i Byrosë të shkarkohej.

Tv Klan