Ka filluar me një suprizë të madhe programi “Zonë e Lirë”, në Televizionin Klan.

I ulur në vendin e zakonshëm të moderatorit Arjan Çani, ka qenë Ermal Mamaqi.

Ajo që ka thënë Ermali në nisje të këtij programi, i ka shokuar të gjithë.

“Pas lajmit të ardhjes sime në Tv Klan, Arjan Çani ka patur një përplasje me Presidentin e Televizionit, Aleksandër Frangaj dhe më pas Çani është larguar nga ky program, të cilin do ta prezatoj unë deri në fund të sezonit.”

Pas pritjes së dy të ftuarve, Soni Malaj dhe Gena, ka ndodhur e pabesueshmja, Arjan Çani ka ardhur në studio duke u ulur në panelin e të ftuarve.

cani

Më pas gjithçka është zbuluar, ka qenë një shaka e madhe në lidhje me thashethemet që kanë nisur që kur është bërë i ditur lajmi për ardhjen e “6 Ditë pa Ermalin” në Tv Klan.

Mamaqi sqaroi se kontrata me Digitalb-in ka mbaruar dhe ai ka vendosur që të vijë në këtë moment në Klan, sepse ky televizon aktualisht është në majat e tij./tvklan.al