Jurgen Klopp ia bëri të qartë ekipit të tij që lufton për titull në këtë sezon se do të duhet të përballen me “ethet e derbit” me ekipin që luan në fushën e Everton.

“Të kuqtë” u rikthyen te fitorja në fundjavë, duke mundur Fulhamin 3-1, ndërsa vinin pas barazimit me United si edhe humbjes në shtëpi kundër Crystal Palace.

“Nuk e di kur ka qenë derbi im i parë, por gjithmonë e kam ditur se sa i rëndësishëm ka qenë. Tani e di dhe e ndjej atë! Perceptimi im ka ndryshuar me kalimin e viteve, por ato gjithmonë janë ndeshje të vështira, veçanërisht atje.”Ethet e derbit” do të jenë në mendjet tona, kështu që ne duhet të tregohemi të ftohtë dhe kjo është një pjesë e rëndësishme në përgatitjen për ndeshjen”, tha Klopp.

Klan News