Nëse të gjithë prisnin surpriza me kursin e këmbimit valutor, pas fitores së presidentit amerikan Donald Trump, çdo gjë që po ndodh sot me fuqinë e monedhave është brenda parashikimeve.

Investitorët në tregjet globale filluan blerjet e dollarit disa javë përpara zgjedhjeve, ku sondazhet favorizonin Hillary Clinton.

Por edhe pse ndodhi e kundërta, dollari po mposht euron si kurrë ndonjëherë. Për herë të parë në këtë vit, monedha e përbashkët europiane është kuotuar në nivelet më të ulëta historike, duke u këmbyer në bursën ndërkombëtare me 1.06 dollarë.

Efekti ka qenë i menjëhershëm edhe në tregun shqiptar. Dollari këmbehet me 127 lekë, ndërsa euro po pëson një rënien më të madhe të 5 viteve të fundit. Vlera e euros përballë lekut ka shkuar në 135.6

Vijimi i politikave lehtësuese nga ana e Bankës Qendrore Europiane ka dobësuar monedhën e eurozonës, ndërsa tregjet po tregohen e optimiste me zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Nëse në fund të vitit, Rezerva Federale vendos të rritë interesin e dollarit, atëherë në “erë” e re do të hyjë në historinë e monedhave.

Dobësimi i euros do të sjellë këste më të ulta për ata që kanë një kredi në këtë monedhë, por do të ulë fitimet e eksportuesve shqiptarë, të cilët pjesën më të madhe të tregtisë e kanë me vendet e Bashkimit Europian./ TV KLAN