Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar nga Kuvendi se dalja e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare ka qenë një test i vështirë, por u kalua me sukses. Sipas Ahmetajt, Shqipëria ka shënuar një rekord pasi është hera e parë që nxjerr një eurobond prej 10 vitesh.

“Shumëkush nga ju e di mirë që çdo herë testohemi dhe testohemi në tregun ndërkombëtar në sytë investitorëve që në genetikë të tyre janë akull të ftohtë. Nuk e gjykojnë Shqipërinë me emocion por me të vetmin emocion të atë të kompanive që e vlerësojnë Shqipërinë në aspektin makroekonomik, insti5ucional dhe monetar. Testi megjithëse i vështirë, kaloi me sukses. Shqipëria shënoi një rekord qoftë në daljen e një instrumenti afatgjatë, është hera e parë që Shqipëria nxjerr një Eurobond prej 10 vitesh me një çmim kuponi, 3.5% dhe me një interes 3.75%. Është e vërtetë që ekonomia shqiptare kaloi periudhë jashtëzakonisht të vështirë gjatë tërmetit  dhe pandemisë dhe të dyja, tërmeti dhe pandemia lënë të gjitha gërvishtja afatgjatë fytyrën enjë ekonomie, por mënyra si e kemi trajtuar, mënyra si e furnizuam ekonominë, si jemi zgjeruar në mënyrë të maturuar tregon që kjo mazhorancë, kjo qeveri, dhe vetë Shqipëria ka arritur një maturim në aspektin e konsolidimit fiskal”, tha Ahmetaj./tvklan.al