Sot në mbrëmje do të mësohen se cilat do të jenë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League. Manchester United do të presë në “Old Trafford”, Anderlechtin pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Sipas rezultatit favoritë janë anglezët që do të japin më të mirën e tyre për tu kualifikuar. Në përballjen me Chelsea në Premierleague, Mourinho la në stol shumë titullarë për të kursyer forcat në ndeshjen e kthimt me belgët. Do të kthehet të luajë Slatan Ibrahimovic që pritet të jetë vendimtar për suksesin e Manchester.

Një tjetër sfidë interesante pritet të jetë ajo mes Schalke 04 dhe Ajaxit. Gjermanët do të kërkojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë të cilën e humbën 2-0. Nuk do të jetë e lehtë pasi në këtë ndeshje holandezët do të luajnë me llogari.

Në Stamboll pritet të jetë emocionuese mes Beshiktashit dhe Olymique Lyon. Trazirat e shkaktuara në Francë do të reflektohen edhë në tokën turke. Një gol i vetëm kualifikon Beshiktashin.

Celta Vigo do të përpiqet të ruajë avantazhin ndaj Genk. Gjithësesi rezultati 3-2 për spanjollët në ndeshjen e parë nuk është shumë i favorshëm. /Tv Klan