femrat

Një artiste ka zbuluar se rrjeti social “Facebook” nuk i preferon fotot e femrave të zhveshura, pasi refuzoi publikimin e një imazhi nga punimet e saj të fundit.

Rebecca Harris e gjeti të censuruar foton e saj, pasi publikoi një prej punëve të krijuara që do të paraqiste në ekspozitë, për një projekt në muajin Maj.

Edhe pse në foto trupi i femrës shfaqej në një variant studimor, “Facebook” vendosi ta tërhiqte si imazh, duke e cilësuar si “tepër seksual”.

Rrjeti social kishte lajmëruar artisten me anë të këtij mesazhi: “Faleminderit për publikim e këtij imazhi, por edhe pse i censuruar, ai shumë shpejt do të fshihet nga llogaria juaj, për shkak të lakuriqësisë që përmban”.

tvklan.al