Një foto e të fejuarit të motrës së saj tregon një shishe qumësht

Kylie Jenner mori vëmendje të madhe për shtatzëninë e saj të dytë dhe tashmë fansat kanë filluar të aludojnë për ardhjen në jetë të fëmijës. Madje besojnë se ajo ka lindur fshehurazi fëmijën e saj të dytë me të dashurin e saj Travis Scot.

Gjatë festimeve të Krishtlindjeve të familjes Kardashian, i fejuari i Kourtney Travis Barker ndau një foto në Instagram. Në pamje shihet ekrani i televizorit së bashku me dekorimet e Krishtlindjeve dhe një tavolinë kafeje me një tenxhere me trëndafila të kuq, libra dhe një filxhan çaji.Por vëmendjen më të madhe e mori këndi i poshtëm djathtas i imazhi ku zbulohet një shishe me qumësht.

Ndjekësit symprehtë  zbuluan një tjetër detaj se shishja ishte e ngjashme me atë që ka përdorur Stormie kur ishte e vogël. Nëse teoritë e fansave janë të sakta, kjo do të thotë që Kylie e cila besohej se do të lindte në fillim të vitit 2022, lindi fëmijën e saj të dytë disa javë më herët.

Nëse ajo ka lindur dhe nuk e ka ndarë ende këtë lajm me ndjekësit e saj kjo nuk është aspak diçka e pazakontë për të .Pasi për  fëmijën e saj të parë, Stormi, Kylie priti rreth 5 ditë  para se të tregonte se ajo mirëpriti vajzën e saj në jetë. Ylii i Keeping Up Ëith Kardashians  u përpoq ta mbante të fshehtë shtatzaninë e saj por në media doli shpejt si lajm.

Klan News