5 shqiptarë, të cilët u arrestuan në një operacion kundër emigracionit të paligjshëm në Monmouthshire, do të deportohen nga Britania e Madhe.

Të martën, oficerë të policisë lokale sëbashku me oficerët e emigracionit nga Home Office bënë kontroll në një shtëpi në Monmouth.

4 meshkuj të moshës 22 deri në 24 vjeç, sëbashku me një vajzë 21-vjeçare u arrestuan, pasi u zbulua se kishin hyrë në vend në mënyrë të jashtëligjshme.

Ata ndodhen aktualisht në qendrën e emigracionit, ndërkohë që presin të kthehen në Shqipëri.

/tvklan.al