Nën simbolin e Duomos, Milano feston yllin e dytë në stemën e Interit. Zikaltërit arritën të merrnin edhe matematikisht titullin që mungonte prej tre vitesh, duke bërë që festa të shpërthejë 5 javë para fundit të sezonit.

Titulli i 20 kampion në Serie A bëri që sheshi kryesore të Milanos të pushtoheshin nga ngjyrat zikaltër të Interit. Fitorja 2-1 në derbin e Madoninës mjaftoi që gjithçka të shpërthente në festë në dhomat e zhveshjeve të skuadrës, por edhe në qendër të qytetit italian. 

Kushtet atmosferike nuk penguan festën, e cila ishte e jashtëzakonshme. Tifozët zikaltër nuk kursyen aspak rivalët historik, teksa i bënë kortezhin në rrugët e Milanos.

Fishekzjarret tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, duke zbukuruar me ngjyrat e Interit, të zi dhe të kaltër qiellin e Milanos. Ego i tifozëve të Milanit që prisnin prej kohësh festën e Interit u mbyt brenda pak kohësh.

Suksesi në fushën e lojës i buzëqesh edhe protagonistëve. Inter u bë skuadra e parë që fiton matematikisht titullin në një derbi qyteti, që nga viti 1929-1930. Zikaltërit janë klubi i dytë më i titulluar, për tu vënë pas Juventusit me 36 tituj.

Edhe Simone Inzaghi në histori, tashmë me 6 trofe të fituar me Interit bëhet i treti trajner më i titulluar i Interit, pas Helenio Herrera dhe Roberto Mancini të cilët kanë triumfuar në 7 kompeticione me ngjyrat zikaltër.

Klan News