Kosovës iu bashkuan disa lojtarë prej pranimit në FIFA dhe ndeshja me Finlandën ishte mundësia e fundit për të zgjedhur, përfshi ata që luajnë aktualisht me përfaqësuese të tjera.

Ata u afruan nga skuadra të tjera mes tyre edhe Shqipëria. Federata Ndërkombëtare e Futbollit me anë të një njoftimi zyrtar sqaroi kushtet se si u pranuan kërkesat e tyre.

Kosova u pranua në FIFA më 13 Maj të këtij viti dhe prej atij momenti pati disa kërkesa për futbollistë, të cilët luanin me përfaqësuese të tjera.

Më të lehtë e patën ata, të cilët nuk kishin luajtur ndeshje zyrtare me përfaqësueset A. Duke u mbështetur në rregullore u pranuan ata, të cilët nuk luajtën një pjesë ndeshje ose një ndeshje të tërë gjatë kësaj periudhe. Shumë lojtarë, përfshi ata të Zvicrës, të cilët u përfaqësuan në finalet e Euro 2016 nuk e patën këtë mundësi si Granit Xhaka apo Xherdan Shaqiri.

Të tjerë që luajtën me Shqipërinë në takime miqësore, por jo në finalet e Europianit zgjodhën Kosovën. Herolind Shala, Milot Rashica apo Amir Rrahmani tashmë janë pjesë e Kosovës.

Tv Klan