Përbërësit:

600 gr fileto pule

500 gr qumësht

50 gr gjalp

Vaj ulliri

Miell

Kripë

Përgatitja:

Fileton e pulës e prejmë hollë dhe më pas i kalojmë në një pjatë me miell nga të dyja anët.

Në një tigan hedhim pak gjalp dhe pak vaj ulliri, skuqim pulën nga të dyja anët. Më pas shtojmë qumështin dhe rregulloheni me kripë. I lëmë deri sa pula të thithë lëngjet dhe të krijohet një masë kremoze./tvklan.al