Fiton 3000 dollarë për çdo postim në Instagram

Fakti që ka lindur dhe është rritur në një zonë rurale në Zelandën e Re nuk e ka penguar 28-vjeçaren, Rosanna Arkle ta kthejë Instagramin në një “minierë parash”.

Modelja e Instagramit dhe ylli i realit show-t, Rosanna nuk ia ka pasur idenë se çfarë mund të bënte kur hapi llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo, me arritjen në Gold Coast, Queensland, në Australi tetë vite më parë, ajo nisi një udhëtim që do të bënte që sot të ketë mbi tre milionë ndjekës në rrjetin e famshëm social për shpërndarjen e fotove.

E reja ndau sekretin e saj me “The Gold Coast Bulletin”, ku tregon se si ia doli të bëhet aq e famshme sa të fitojë 3000 dollarë për çdo postim.

“Në krye të herës nuk kisha objektiv të merrja ndjekës, por gjithmonë kam pasur pasion për fotot”, tha Rosanna.

Pasi ishte vendosur në Australi, asaj i ishte kërkuar të merrte pjesë në një realit shoq për neo-zelandezët që punonin dhe jetonin në Australi. Ajo tha se ishte ky program që e ndihmoi të bëhej shumë e famshme online.

Rosanna tha se ishte shumë e rëndësishme të investoje në një kamera të mirë digjitale që ka edhe wireless, në mënyrë që t’i publikoni fotot menjëherë.

Po ashtu, ajo thotë se është shumë e rëndësishme të postosh foto në “prime-time” (18:30 – 21:00), ose në mëngjes.

Po çfarë bën ajo gjatë ditës? “Shëtis qenin, shkoj në palestër, gatuaj darkë dhe shikoj Netflix…mendoj se jam shumë normale”, tha ajo.

Rossana thotë se paratë që fiton për postim janë të lidhura në mënyrë direkte me numrin e ndjekësve. “Zakonisht norma standarde është 0.1 për qind të numrit tuaj të ndjekësve.” Mirëpo kur ke 3 milionë ndjekës, shuma është goxha e majme. /tvklan.al


Kategori
FotogaleriShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*