Bayern Munich nuk ndalet në kampionat, teksa në javën e 27 të Bundesligës shkatërruan me shifrat 5-2 Eintraktin e Frankfurtit. Kampionët në fuqi nuk lejuan për asnjë moment dominimin e kundërshtarit, duke zotëruar fushën dhe marrë avantazhin pas vetëm 17 minutash me anë të Goretska.

Llogaritë e pjesës së parë i mbylli Thomas Muller. Sapo nisi pjesa e dytë, Lewandowski e thelloi edhe më tej diferencën dhe vijon kryesimin e garës për Këpucën e Artë në Europë me 27 gola. Frankfurti u kthye në lojë, duke shënuar dy herë brenda tre minutash me të njëjtin autor, Hinteregger.

Gjithsesi, Bayern gjeti forcën për të reaguar, duke shënuar dhe dy herë të tjera me anë të Davis dhe Hinteregger që shkaktoi një autogol për shifrat përfundimtare 5-2.

Fitore që lë në krye Bayernin me 61 pikë, i distancuar +4 pikë me Borussia Dortmund që nga ana e saj kaloi pa probleme Ëolfsburgun në transfertë. Guerrero dhe Hakim i dhanë pikë të plota verdhezinjtë që në mesjavë i pret një duel delikat përballë kryesuesve të Bayern Munich.

Klan Plus