E nëse në premierë “Flauti Magjik” ishte produkt i një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Austrisë, në rikthimin e tij, ai është konceptuar 100 për qind shqiptar, që nga interpretuesit e deri te kostumografia. Për regjisorin Nikolin Gurakuqi, ky rikthim zbulon zëra të rinj, si Bledar Domi në rolin e Sarastros, ende student në Universitetin e Arteve.

“Flauti Magjik” sjell nga Austria, sopranon e njohur shqiptare Linda Kazani, që bashkë me Erinda Agollin do të jenë mbretëreshat shqiptare të natës.

Për kostumet që në premierën e “Flautit Magjik” u morën hua nga austriakët, është kujdesur ti realizojë Anila Zajmi Katanolli. Opera me dy akte, lufta mes forcave të bardha dhe të errëta, mes shpirtërores dhe materiales, dashurisë dhe së keqes do të luhet në shtëpinë e saj të parë, në skenën e Universitetit të Arteve, nga 15 Maji./Tv Klan