Shqipëria do të nisë në tetor të mbledhë taksën e pronës përmes vlerës reale që kushton shtëpia ose trualli. Lajmin e bën të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në propozimet e programit të post monitorimit të që ka me Shqipërinë, shprehet se taksa e pronës do të mblidhet në faturat e dritave dhe të ujit. Fondi thotë se ligji për taksën e re të pronës di të miratohet në shtator dhe se mbledhja do të nisë në tetor, fillimisht në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Fier.

Ne angazhohemi që të zhvillojmë kadastrën fiskale e cila do të mbledhë taksën e pronës sipas një sistemi që bazohet në vlerën reale të saj

.

FMN tërheq vëmendjen se investimet në kompaninë e shpërndarjes së energjisë nuk janë bërë në masën e duhur që të arrijnë tagrin për uljen e humbjeve në sistem. Po ashtu, një nga pikat që ajo e veçon si të papërmbushur janë dhe vonesat në alokimin e fondeve të punëve publike. Më në fund, shprehet FMN, është marrë përsipër që të ngrihet një strukturë auditi pranë Autoritetit Rrugor. Fondi thotë në këtë raport se Shqipëria do të vazhdojë luftën kundër informalitetit, e cila do të fokusohet në mbledhjen e TVSH-së dhe evazionin në sektorin e karburanteve. Po ashtu qeveria në vitin 2018-të do të vazhdojë rritjen e akcizës për duhanin dhe  taksën për makinat e luksit.

Tv Klan