Aktorja turke Nebahat Çehre i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së saj, Fethiye Muzeyyen Nar ndërroi jetë të martën në moshën 95-vjeçare.

Kolegë aktorë, miq dhe të afërm të shumtë i qëndruan pranë aktores së famshme në ditën e saj të vështirë.

Në fotot e publikuara nga media turke shikohet edhe pikëllimi i madh i aktores së njohur edhe në Shqipëri, mes të tjerash për rolin e Zerrin Denizer në serialin “Diamante dhe Dashuri.”

Lajmin e hidhur të humbjes së madhe Çehre e dha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e mamasë sonë të dashur, Fethiye Muzeyyen Nar…Nuk do të të harrojmë kurrë”, shkroi ajo.

74-vjeçarja, një veterane e kinematografisë turke, njihet edhe për rolet në serialet “Dashuri e Ndaluar” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”./tvklan.al