Një operacion anti-drogë është zhvilluar nga uniformat blu të policisë së Gjirokastrës. Një automjet tip BMW është ndaluar duke transportuar kanabis sativa dhe u arrestuan dy persona.

Makina u ndalua në vendin e quajtur “Ura e Viroit” në hyrje të qytetit Gjirokastër. Nga kontrolli që u krye në automjetin “BMW”, me targa A23 E 505, me drejtues shtetasin Petro  Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg kanabis sativa.

Dy personat u arrestuan menjëherë dhe akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

/tvklan.al