Policia e Fierit arrestoi një 46-vjeçar në flagranë me 42,5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, të cilën po e transportonte me mjetin e tij tip Tuareg.

Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Levani”, u arrestua Ilia Papajani, banues në  Tiranë.

Ai u arrestua në hyrje të autostradës Levan-Tepelenë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit të tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 42.5 kg drogë e ndarë në 10 pako.

Policia tha po ashtu se atij iu sekuestruan 5  aparate të ndryshme celulari si dhe mjeti Touareg me targa AA 789 JI./tvklan.al