Të paktën 80 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pasi një varkë u mbyt në brigjet e Tunizisë. Katër persona mundën të shpëtonin, por njëri prej tyre vdiq më vonë në spital, raporton BBC. Tre të mbijetuarit thanë se ishin nisur me varkë nga Zuwara në Libi, një pikënisje kryesore për emigrantët që kërkojnë të mbërrijnë në Evropë.

Libia është një vend i shkatërruar nga lufta dhe dhuna pasi sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra në vitin 2011. Mijëra emigrantë, shumë prej tyre nga Afrika Veriore, po mbahen në kampet e paraburgimit në vend. Të mërkurën, të paktën 53 emigrantë u vranë kur një qendër paraburgimi në Tripoli u sulmua nga një sulm ajror. /tvklan.al